Arrihet marrëveshja, mungon vetëm zyrtarizimi i afrimit të parë te Elbasani

Elbasani ka nisur të mendojë për afrimet dhe tashmë transferimi i parë është gati. Verdheblutë kanë arritur marrëveshjen për një portier, të cilit do t’i besojnë portën për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për Martin Janacek, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit. 24-vjeçari prej kohësh ka qenë pjesë e dëshirave të drejtuesve, por vetëm në këtë merkato kanë mundur të gjejnë marrëveshjen.

Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në ditët në vijim, me çekun që do të hapte kështu serinë e afrimeve për sezonin e ri. Në fakt 24-vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe Ivan Gvozdenovic duket se ka “blinduar” portën me të.

Lajme të tjera |  Dinamo “peshkon” në Kosovë, i “rrëmben” Ismet Munishit futbollistin 19-vjeçar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us