As shiu nuk i ndaloi, Berisha sërish miting në dritare

Sërish sot në orën 18.00, demokratët janë mbledhur sërish poshtë pallatit të kryedemokratit Sali Berisha. Duke e kthyer këtë në një ritual të përnatshëm tashmë, mbështetësit shkojnë për ta dëgjuar teksa Berisha mban fjalim para tyre, ndërsa ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në fjalën e tij sot, kryedemokrati Berisha kishte një fjalë për të rinjtë, duke i kërkuar që t’i bashkohen në misionin e tij.

“Miqtë e mi, misionarë të vërtetë në kthesën e madhe historike. Merita juaj është e jashtëzakonshme sepse ju tregoni se jeni djem, e vajza, burra e gra që i besoni të vërtetës, Zotit dhe Shqipërisë. Nuk ka sot asgjë më jetike për Shqipërinë, se sa besimi juaj, besimi i të rinjve shqiptarë, burrave dhe grave të saj. Censusi mbahet sekret. Ai tregon se nga 2.9 milionë në vitin 2013, sot nuk jemi as 1.5 milionë. Ndaluni pak. Kurrë në histori, një pushtim, luftë, epidemi nuk ka pakësuar, dërrmuar shqiptarët siç ka bërë regjimi i Edi Ramës në këto 10 vite i bazuar në krimin, drogën, korrupsionin, vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe le të bëjmë ne, të gjithë përpjekjet, të bashkohemi me çdo qytetar. Unë u bëj thirrje këtu para jush, mbarë që duan lirinë; mos harroni kurrë se liria e tradhtuar është liri e pamerituar. Ndaj dhe qëndroni besnik idealeve tuaja. Luftoni për liritë tuaja, dinjitetin tuaj, se së bashku ne ja dalim. Asnjë forcë në botë që të mposhtë idealet tona të lirisë nuk ka. Por kjo kërkon miqtë e mi, të vrasim frikën, kjo kërkon sot nga çdo i ri dhe e re, çdo shqiptar dhe shqiptare, të rikujtojë dhe njëherë armën me të cilën Papa Gjon Pali u bë Papa Liberator. Në kulmin e territ të diktaturave komuniste ai ju drejtua besimtarë me një fjalë të vetme; mos je i trembur, mos ki frikë. Dhe ajo fjalë u shndërrua në shpatën e idealeve, me të cilat njerëzit e shtypur luftuan dhe përmbysën diktaturat komuniste. Sot kjo fjalë është një kushtrim, është një apel për çdo shqiptar; të ngrihemi se këta bastardë, kriminelë, banditë, duken të fortë vetëm se nuk ngrihemi ne. Në rast se ngrihemi ne janë të parët që ja mbathin, ikin dhe gjejnë vrimën e miut ku të futen. Le të vazhdojmë me besim të plotë këtë betejë,”-tha Berisha.

Lajme të tjera |  "Kjo nuk është mosbindje civile", Abilekaj analizon mitingun e PD-së: Mund të ketë marrëveshje të re

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us