Një përplasje e re ka ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”. Kësaj here 2 protagonistet janë moderatoret Roza Lati dhe Erjola Doçi. E gjitha ka nisur nga një lojë e nisur brenda shtëpisë, ku banorët do të duhet të vendosnin nga një epitet për një nga banorët. Përzgjedhja e Rozës, që Erjolën ta kategorizonte si “të pamoralshme”.
PËRPLASJA MES TYRE:
Roza Lati: E pamoralshme…? Shiko nuk di kujt t’ja vë, por duke qenë se është prurje e re dhe nuk është se e njoh edhe aq do ia vë mikeshës tonë. Mos e merr për keq zemra ime, thjesht nuk di kujt t’ja vë…
Erjola Doçi: Dhe zgjodhe të pamoralshme ashtu si je dhe vetë. Kështu ju të flisni…Do ma njohësh moralin, shpresoj të kesh moralin e duhur.