Interi arriti të triumfonte 3-1 ndaj Empolit në shtëpi. Një prej protagonistëve ishte padiksutim Kristjan Asllani.
Mesfushori i Kombëtares asistoi në mënyrë perfekte për Dumfries në minutën e 79-të të ndeshhjes, për të shënuar edhe golin e dytë të zikaltërve. Një paraqitje pozitive nag Asllani, i cili në këtë mënyrë u mbyll “gojën” kritikëve.
“Jam shumë i lumtur për asistin dhe fitorn e skuadrës. Kjo sfidë ishte shumë e vështirë, pasi unë e njoh mirë Empolin. Për mua ndeshjet kundër Empolit janë gjithmonë speciale, pasi aty kam luajtur për 13 vite.
Lautaro? I lumtur që kemi në skuadër një kapiten si Lautaro. E njoh prej 3 vitesh dhe gjithmonë në momentet e vështira aim err përsipërskuadrën dhe vendos fytyrën e tij para gjithçkaje. Është një lider i vërtetë”, ka përfunduar Asllani për “DAZN”.