Është i ri, por një nga shtyllat e ekipit. Strahinja Pavlovic përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e kombëtares së Serbisë, ndërsa vëmendja e tij është e përqëndruar, përveçse tek sezoni me Milanin, edhe tek eliminatoret e Kupës së Botës.
Ekipi përfaqësues ballkanas do ta nisë këtë edicion pikërisht në Shqipëri përballë kuqezinjve, sfida e parë që pas atyre të paharruarave në 2014 e 2015, në eliminatoret e Kampionatit Europian.
“Ndeshja e parë jashtë fushe është tepër e rëndësishme. Nuk do të jetë aspak e lehtë. Askush nuk e ka mundur me lojë Shqipërinë në Europian, ashtu si edhe në eliminatore. Shqipëria luan shumë fort, por mundemi që të fitojmë dhe të fitojmë një epërsi pas ndeshjes së parë”.
Në të njëjtën intervistë, Pavloviç deklaron se kombëtarja serbe ka potencial për të sfiduar favoriten e grupit tonë, Anglinë, për të siguruar kualifikimin direkt për në Botëror.
Si provë, ai kujton ndeshjen në grup në finalet e Europianit në Gjermani, ku “tre luanët” fituan 1-0, por Serbia luajti më mirë në pjesën e dytë