Askush nuk e priste/ Meritoni dhe Egla më afër se kurrë, shihni çfarë bëjnë (VIDEO)

Në shtëpinë e “Big Brother VIP3” sot mbizotëron qetësia dhe të qeshurat pafund mes banorëve. Madje Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

Teksa ndodheshin pranë pishinës, moderatori i ka kërkuar aktores që të kërcejnë bashkë. Egla ishte pranë tij kur Meritoni i thotë që ‘ta mësojë që të vallëzojë’.

Ceno pranoi dhe duke qeshur thoshte: “Do më mësosh ti? Brezi i vjetër me brezin e ri. Faleminderit”.

Dy banorët kanë patur debate të shumta me njëri-tjetrin gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Madje ata janë skualifikuar njëherë nga Vëllai i Madh për shkak të sjelljeve ndaj njëri-tjetrit, së bashku me Ilnisa Agollin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us