“Askush nuk më ndalon”, Trump intervistë për “The Atlantic”: Botën e drejtoj unë!

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump pranoi të jepte një intervistë për median “The Atlantic”, e cila publikoi skandalin me mesazhe në aplikacionin “Signal”. Kjo pasi, kryeredaktori Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë në grup zyrtarësh të lartë të Washingtonit për planifikimin e një sulmi ushtarak të SHBA ndaj terroristëve Houthi.

Gazetarët e “The Atlantic”, thanë se Trump pranoi të fliste për ta, vetëm nëse do t’i pëlqente artikulli që do të publikonin.

“Nëse i pëlqente artikulli që do të shkruanim, atëherë ai mund të fliste përsëri me ne”, thanë gazetarët.

Gazetarët e pyetën atë drejtëpërdrejtë nëse ishin të vërteta zërat brenda Shtëpisë së Bardhë se ai po “argëtohej” më shumë këtë herë si president.

“Po argëtohem shumë, duke marrë parasysh atë që bëj. Ju e dini se ajo që bëj është një gjë kaq serioze. Ndershmërisht ju them se herën e parë, kisha dy gjëra për të bërë – të drejtoja vendin dhe të mbijetoja. Nuk po bëj shaka. Kisha të gjithë këta njerëz të korruptuar nëpër këmbë. Kësaj here gjërat janë ndryshe, sepse unë po drejtoj vendin dhe botën. Askush nuk mund të më ndalojë.”

Kur e pyetën Trumpin rreth zërave se ai ka ngarkuar Departamentin e Drejtësisë të shqyrtojë mundësinë nëse mund të kandidojë për një mandat të tretë, ai fillimisht e mohoi, por jo në mënyrë kategorike, pasi e la të hapur si mundësi dhe më pas bëri ironi.

Lajme të tjera |  Kush do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut - Favoritët, ritualet dhe sfidat

“Ky do të ishte një shkatërrim i madh për demokracinë apo jo? Epo, ndoshta unë thjesht po përpiqem të shkatërroj normat demokratike për të cilat flitet kaq shumë, por unë kam parë ndër vite se ato janë zvogëluar vazhdimisht dhe askush nuk flet si më parë”, tha Trump

Ai pranoi se mbështetësit këmbëngulin që të kërkojë një mandat të tretë, por deklaroi se ishte shumë e vështirë.

“Pra, të jemi më seriozë, rikandidimi nuk është diçka që unë po kërkoj ta bëj dhe mendoj se do të ishte një gjë shumë e vështirë për t’u realizuar”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us