Askush si Elbasani në Superiore, skuadra e Ivan Gvozdenovic kërkon edhe “kokën” e Vllaznisë

Elbasani padiksutim është skuadra e momentit në Superiore. Ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenovic ka arritur të marrë rezultate mjaft pozitive në kampionat.

Saktësisht në 5 javët e fundit kanë siguruar plot 13 pikë. Kanë marrë 4 fitore dhe 1 barazim, duke iu afruar kështu me 1 pikë vendit të 4-të që mbahet nga Partizan. Pozicion ky që të siguron edhe “Final – Four”.

Elbasanasit kanë barazuar me Dinamon, teksa më pas kanë fituar me Laçin, Tiranën, Egnatian dhe Bylisin. Dueli i radhës për ta do të jetë ndaj Vllaznisë, një kundërshtar jo shumë i lehtë.

Kjo pasi shkodranët ndodhen në vendin e dytë-të në tabelën e klasifikimi me 55 pikë, por tashmë jemi mësuar se verdheblutë nuk i kanë “frikë” të mëdhatë. Përballje kjo e parashikuar të luhet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë në orën 15:30. Sfidë e vlefshme për javën e 35-të të Superiores, e cila është edhe e parafundit për këtë sezon.

Lajme të tjera |  Sot Shqipëria sërish kundër Serbisë! "Deja vu" e 2014-Si ndezi Ismail Morina zemrat e shqiptarëve me dronin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us