Asllani dhe Interi në gjysmëfinale të Championsit, ministri Taulant Balla i dërgon mesazh mesfushorit të Kombëtares

Interi arriti një kualifikim të madh në gjysmëfinale të Champions League mbrëmjen e djeshme. Skuadra zikaltre eliminoi Bayern Munich me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Ekipi bavarez arriti një barazim mbrëmë në “San Siro” me shifrat 2-2, por nuk i mjaftoi të kualifikohet. Bashkë me Interin, edhe Kristjan Asllani do të udhëtojë drejt gjysmëfinales së Championsit.

Për talentin e Kombëtares shqiptare ka ardhur dhe një urim nga ministri i shtetit, Taulant Balla. “Urime Kristian Asllani, sepse sot e meritonte Bayerni”, shkruan Balla në faqen e tij zyrtare.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Napoli këmbëngul për titullin, mjaftoi një gol që të barazojë Interin në renditje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us