Asllanin e “kryqëzuan” pas ndeshjes me Milanin, por gazetari italian bënë bujë me deklaratën

Nuk munguan kritikat ndaj Kristjan Asllanit pas disfatës 0-3 të Interit në derbin e Kupës së Italisë kundër Milanit, por sipas gazetarit Maurizio Pistocchi,  performanca e mesfushorit shqiptar nuk ishte aspak e keqe:

“Pasi kam parë dhe rishikuar Inter-Milan, unë jam i tronditur. Mendimi im i përulur, ai ishte një nga më të mirët, një mendim i konfirmuar edhe nga një nga faqet më të besueshme të analizës së futbollit, ‘Sofascore’, i cili analizoi ndeshjen dhe e vendosi Asllanin me vlerësim statistikor 7.0, ndër më të mirët, me Bisseck 7.4 dhe Lautaro 7.2”, tha Pistocchi.

Lajme të tjera |  Nga titullar përfundon në tribunë, Armando Broja “PËRJASHTOHET” nga java e 34-t e Premier League (ARSYEJA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us