Nuk munguan kritikat ndaj Kristjan Asllanit pas disfatës 0-3 të Interit në derbin e Kupës së Italisë kundër Milanit, por sipas gazetarit Maurizio Pistocchi, performanca e mesfushorit shqiptar nuk ishte aspak e keqe:
“Pasi kam parë dhe rishikuar Inter-Milan, unë jam i tronditur. Mendimi im i përulur, ai ishte një nga më të mirët, një mendim i konfirmuar edhe nga një nga faqet më të besueshme të analizës së futbollit, ‘Sofascore’, i cili analizoi ndeshjen dhe e vendosi Asllanin me vlerësim statistikor 7.0, ndër më të mirët, me Bisseck 7.4 dhe Lautaro 7.2”, tha Pistocchi.