Asnjë duel i humbur dhe 75 pasime të sakta/ Asllani zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes”, shikoni notën dhe statistikat e shqiptarit

Kristjan Asllani, zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë ndaj Veronës, në triumfin 1-0 që Interi arriti në kampionat, me shqiptarin që në fund të sfidës është zgjedhur edhe “Lojtari i Ndeshjes”. 

23-vjeçari shënoi golin e vetëm të sfidës, teksa u vlerësua me notën 8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. 

WhatsApp Image 2025-05-03 at 22.38.30

Asllani i fitoi të katërta duelet me kundërshtarët, si dhe regjistroi 75 nga 81 pasime të sakta në total.  

Shqiptari gjithashtu krijoi edhe një shans të madh shënimi për golin dytë, por topi shkoi vetëm pak centimetra mbi traun e portës. 

Lajme të tjera |  VIDEO/ Elseid Hysaj i papërmbajtshëm në vetëm 50 sekonda, Lazio kalon në avantazh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us