Atalanta e Djimsiti mposht Milanin, “Djalli” largohet edhe më shumë nga zona Champions

U projektua si një “finale” kundër Atalantës, por nuk ndodhi kështu për Milanin. Ekipi kuqezi iu nënshtrua pa kushte bergamaskëve, aty ku vendosi goli i Ederson në minutën e 62.

Si titullarë e nisi kapiteni i kombëtares shqiptare Berat Djimsiti, i cili u zvendësua në minutën e 59, zgjidhje teknike nga trajneri i Atalantës. Më këtë humbje Milani mban vendin e 9-të në tabelë me 51 pikë, 9 më pak se zona Champions, e cila përkohësisht është “pronë” e Bologna.

Kanë mbetur edhe 6 javë kampionat, por do të jetë shumë e vështirë që ekipi i Conceicao të rikuperojë këtë hendek.

Lajme të tjera |  Kane gati të thyejë mallkimin, Leverkusen i Xhakës nuk ia del dot ndaj St.Pauit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us