Berat Gjimshiti, mbrojtësi shqiptar i Atalantas, foli për DAZN para ndeshjes kundër Bolonjës: “Nuk e di nëse është faza më e vështirë, nuk mendoj kështu. Jemi ende aty, nuk ishte e lehtë. Ishim afër të luftonim deri në fund për vendet e para, ne ende kemi gjithçka në duart tona për të arritur qëllimet tona.
Ndoshta na ka munguar edhe pak fati, dhënia e gjithçkaje në fushë për njëri-tjetrin është identiteti ynë dhe gjëja më e rëndësishme.
“Patjetër që ndihem bergamask, unë jam këtu në Bergamo prej shumë vitesh dhe qyteti është bërë paksa si një shtëpi e dytë për mua. Ndihem mirë, dashuria e njerëzve është shumë e bukur dhe jam mirënjohës për të gjitha mundësitë që kam pasur në këtë klub. Shpresoj t’i shpërblej me paraqitjet e mia, duke i bërë ata krenarë”, ka thënë Gjimshiti, që luan si titullar ndeshjen e sotme.