Atalanta me boshllëqe të mëdha në formacion, koha e Gjimshitit të udhëheqë skuadrën e tij

Skuadra e Atalantës duket se do të ketë boshllëqe të mëdha në organikën e ekipit. Shumë prej lojtarëve të trajnerit Gian Piero Gasperini do të jenë jashtë dhe kthimi i tyre nuk është bërë ende i ditur.

Duke filluar nga Gianluca Scamacca që do të operohet, por ende nuk dihet data. Jashtë për ndeshjen e fundjavës do të jenë dhe portieri Carnesecchi dhe Ademola Lookman.

Ndërsa në repartin difensiv do të mungojnë Kossounou dhe Scalvini. Një detyrë me peshë për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshitin që do të jetë lideri i ekipit në treshen e mbrojtjes, i mbështetur nga Hien dhe Posch.

Sezonin aktual, mbrojtësi kuqezi ka qenë një ndër lojtarët kyç në formacionin e Gasperinit duke u paraqitur në 32 takime në të gjitha garat. Gjithashtu ka kontribuar në fazën ofensive me dy gola të shënuar.

Lajme të tjera |  Pas “El Clasicos” vendosen pikat mbi “i”, Real Madridi do të zbulojë trajnerin e ardhshëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us