Atentati me 4 viktima në Dobraç, AMP akuzon efektivët në Shkodër për shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë së Shkodrës për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç.

Sipas burimeve, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje.

Ndërkohë, ende mbetet mister personi që shfaqet në videon nga vendngjarja.

Lajme të tjera |  Shkëlqimi dhe rënia e partisë së Ilir Metës! E fortë vetëm pranë pushtetit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us