Atletico Madrid “zbarkon” te Barcelona, kërkon yllin e katalanasve për të përforcuar ekipin

Atletico Madrid kërkon përforcime për sezonin e ri dhe në radarin e tyre ka rënë Ferran Torres. Spanjolli dëshirohet nga ekipi i Diego Simeones, i cili po shkëlqen me Barcelonën në këtë sezon.

Eksperienca e tij me Barçën dhe Manchester Cityn bën që te skuadra e Metropolitano të shihet si një element kyç për t’i besuar për sezonin e ri dhe për të përforcuar repartin e avancuar. Sipas “Fichajes” bëhet me dije se Torres është një element kyç te katalanasit, por “Fair – Play” financiar dhe konkurenca në ekip mund të bëjnë që të largohet nga Barça.

25-vjeçari në këtë sezon me Barcelonën ka luajtur në 44 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 19 gola. Gjithashtu ka dhënë edhe 4 asiste në të gjitha turnet që ka luajtur me katalanasit, teksa në fushë ka qenë për 1.832 minuta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us