Austria shpallet fituese e Eurovision 2025, Shqipëria renditet e teta!

Austria ka fituar edicionin e 69-të të Eurovision, duke rrëmbyer kështu kupën në natën finale! JJ me “Wasted Love” u shpall fitues karshi Yuval Raphael, e cila përfaqësonte Izraelin me këngën “New Day Will Rise”.

Në total, Austria grumbulloi 436 pikë, një përmbledhje e votave të jurisë dhe publikut.

Ndërkohë, Shqipëria u rendit në vendin e tetë. Ajo që ka shumë rëndësi është përfaqësimi shumë i mirë i Shkodrës Elektronike, e cila u vlerësua shumë nga publiku.

Eurovision u zhvillua në Basel të Zvicrës, në tematikën “Welcome Home”, pas fitores së Nemo me këngën “The Code”, i cili vjet çoi në shtëpi pas fitores së Celine Dion në vitin 1988.

Austria shpallet fituese e Eurovision 2025, Shqipëria renditet e teta!

Lajme të tjera |  Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën Bruklin, humbin jetën 2 persona, plagosen 19 të tjerë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us