Autobusë elektrikë në Tiranë/ Rreth 120 milionë euro për transformimin e transportit publik

Rreth 120 milionë euro do të përdoren për të transformuar transportin publik në Tiranë.

50 mln euro kredi, 1 mln grant nga Bashkimi Europian, pjesa tjetër do të financohet nga Bashkia e Tiranës”.

Qytetarët  po i rikthehen transportit publik pas rënies drastike të numrit të atyre që përdornin autobuzët gjatë pandemisë. Vetëm vitin e fundit në Tiranë u kryen rreth 70 milion udhëtime.

Në tre linjat  që përshkojnë  zemrën e kryeqytetit, ajo Kombinat- Kinostudio, Tirana e re dhe  Unaza, autobuzët do të jenë elektrikë dhe korsitë e dedikuara për to.

Ky sistem sipas Drejtorit të Transportit në bashki është përzgjedhur për të  përballuar  shtimin e fluksit të udhëtarëve.

 “Redukim të gati 50% të kohës së qytetarëve nga pika a në b, në  disa raste dhe rritjen e volumit të udhëtarëve  të cilët do të lënë makinat e tyre për të përdorur transportin publik”.

Punimet do të nisin këtë vit dhe do të  asistohen nga  ekspertë gjermanë dhe anglezë.

Lajme të tjera |  Dëshmia e Ajola Xoxës në GJKKO: "Kërkoj masë më të lehtë, kujdesem për fëmijën". Ja si iu përgjigj Altin Dumani

“Projekti formalizohet dhe fillon punë këtë vit, në vitin 2027-2028 është targeti i përmbylljes.  E gjithë flota e autobuzëve në tre korridoret kryesore është flotë me autobuzë elektrikë, por që të vesh një autobuz elektrikë në shërbim do dhe të gjithë infrastrukturën mbështetëse,  siç është depo, pikat e karikimit,  përcaktimi i fuqisë, përcaktimi i autonomisë së autobuzit që ai mos të shkëputet nga shërbimi për të përballuar ditën.  Digjitalizimin  e të gjithë sistemit të informimit të qytetarëve si nëpër stacione  apo aplikacioneve përkatëse ku qytetari në kohë reale merr informacion  kur vjen autobuzi”.

Kthimi i tre linjave në korridore kryesore do të shoqërohet dhe me organizimin e transportit në përgjithësi.

Lajme të tjera |  Kryesia e PD merr vendimin, zbardhet data kur do të mbahen Primaret

Kjo do të rrisë shpejtësinë e lëvizjes së autobuzëve dhe do tu shkurtojë qytetarëve kohën e mbërritjes në destinacion./abcnews.al

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us