AXHENDA/ Spikat derbi i kryeqytetit Tirana – Partizani, java e 33-të e Superiores … spektakolare

Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën.

Gara është bërë tepër interesante në javët e fundit, pasi ekipet po luftojnë për objektivin e mbijetesës dhe për një vend në “Final 4”. Dy takimet e para të së dielës janë Laçi – Skënderbeu dhe Bylis – Vllaznia, të dyja në orën 15:00.

Po të dielën, në orën 18:00, do të zhvillohet edhe ndeshja Dinamo City – Teuta. Ditën e hënë janë programuar dy sfidat e fundit të javës. Në orën 17:00, Egnatia do të presë në shtëpi AF Elbasanin.

Ndërsa mbrëmja do të kulmojë me një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar; derbin e kryeqytetit, Tirana – Partizani. Ky takim do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 20:00.

Lajme të tjera |  “Kemi besim të madh për Final Four”, Gvozdenovic para Bylisit: Kemi 3 javë përpara, pastaj mund të flasim edhe për titullin kampion

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us