Babai hedh vajzën 5-vjeçare nga ballkoni, tenton të vrasë edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venecia, Itali, ku burri hodhi vajzën e tij nga ballkoni, dhe më pas tentoi që t’i jepte fund edhe jetës së tij.

Ai ishte ndarë nga gruaja e tij dhe ishte kujdesur për fëmijën gjatë festave të Krishtlindjeve. Vajza e vogël ishte e vetëdijshme dhe u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin e Trevisos me kod të kuq për shkak të traumës në kokë. Babai ishte i padëmtuar.

Për babanë nuk është marrë ende asnjë masë, ndërsa prokurori tha se do të shyrtohet gjendja psikofizike e autorit.

Lajme të tjera |  1.81 miliardë euro për skemën e pensioneve/ Thellohet raporti në 2024, 117 kontribuues për 100 pensionistë

“Asnjë masë nuk është marrë ende sepse presim të kuptojmë nga spitali kushtet psikofizike të autorit të këtij gjesti”, tha prokurorja në detyrë e Pordenones, Maria Grazia Zaina, në lidhje me atë që ndodhi. “Çdo konkluzion tjetër është i parakohshëm për momenti, janë situata shumë delikate, të cilat përfshijnë si viktimë edhe një të mitur në moshë shumë të re. Deri në analizimin e gjendjes mendore të autorit nuk mund të japim detaje të mëtejshme”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us