Babë e bir gjenden të vdekur në shtëpi në Selanik, kishin ndërruar jetë që para festave

Babë e bir janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Selanik, mesditën e kësaj të diele. Babai ishte 84 vjeç në pension, ndërsa djali, 46 vjeç dhe i paralizuar. Tragjedia familjare është zbardhur kur një banor në pallatin ku jetonin dyshja, në rrugën Olymbou, ka telefonuar autoritetet dhe ka raportuar se nga banesa e tyre vinte erë e keqe.

Oficerët e policisë që mbërritën në banesë gjetën të vdekur të moshuarin dhe djalin e tij, ndërsa pas hetimeve dhe kqyrjes makroskopike të mjekut nuk rezultuan gjurmë të veprimtarisë kriminale.

Babë e bir gjenden të vdekur në shtëpi në Selanik,

PALLATI KU U GJETËN TË VDEKUR

Sipas asaj që banorët e pallatit kanë raportuar në polici, dy personat kishin shumë javë që nuk jepnin shenja jete dhe dyshohet se kanë vdekur para ndërrimit të viteve. Autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkakun e dy vdekjeve.

Lajme të tjera |  Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë: Si ndahen mandatet për PS, PD dhe partitë e vogla

Banorët e pallatit flasin për dy njerëz të qetë që jetonin së bashku prej shumë vitesh, ndërsa gruaja e të moshuarit kishte ndërruar jetë rreth një dekadë më parë.

Një fqinj i familjes theksoi se janë të gjithë të mërzitur që nga momenti kur mësuan ngjarjen tragjike, ndërsa përmendi se djali 46-vjeçar ishte invalid, kishte probleme shëndetësore dhe jetonte me të atin që ishte pensionist.

Babë e bir gjenden të vdekur në shtëpi në Selanik,

PALLATI KU U GJETËN TË VDEKUR

“Ata jetonin vetëm dhe duket se kanë vdekur para festave. Në banesë dritarja ka qenë e hapur dhe ndoshta për këtë arsye nuk kemi marrë erë për kaq kohë dhe nuk kemi lajmëruar policinë”, thotë fqinji i familjes, duke shtuar se i moshuari rrinte ulur në ballkonin e banesës në verë, por në dimër nuk dilte shpesh nga shtëpia.

“Ajo që mësuam është se fëmija u gjet i vdekur në shtrat dhe babai ishte ulur pranë tij. Ndoshta fëmija ka vdekur i pari dhe babai nuk ka duruar,”- theksoi ai.

Babë e bir gjenden të vdekur në shtëpi në Selanik,

PALLATI KU U GJETËN TË VDEKUR

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us