Bajerni futet fuqishëm në merkato, 80 milionë euro për dy emra “big” nga La Liga

Telashet në repartin e prapavijës së Bajernit mbizotëruan edhe në pjesën e parë të sezonit 2023- 2024, ndonëse grupi u konsiderua si i plotë nga bordi, pas mbylljes së merkatos verore. 15 gola kanë pësuar kampionët e Bundesligës pas 15 javësh, mesatarisht 1 gol për ndeshje.

Treguesi në fjalë nënkupton qartë mungesën e konsistencës në mbrojtjen e kuadratit nga bavarezët. Vetë Tomas Tuhel e ka vendosur shpesh gishtin në këtë “plagë”. Largimi i Benzhamë Pavar dhe huazimi i Josip Stanisiç la të “goditur” Tuhelin rreth opsioneve.

KUOTA E DIMRIT- Prestigjiozja gjermane “Kicker” raporton se bordi i Bajernit ka vendosur shumën prej 80 mln euro, si indikator për t’u shpenzuar në merkaton e janarit. Fillimisht plani përkonte me shifrën e 75 mln euro, por mesa duket drejtuesit e kanë rritur me 5 mln euro.

Lajme të tjera |  I hoqën numrin "10", reagon Arbër Zeneli: Me Kosovën kam luajtur me zemër, po ekzagjerohet

Tabloja e mësipërme krijon kohezion krahas objektivat madhore në treg. Gjithsesi, duhet thënë se rekordmenët e Gjermanisë historikisht në janar e mbajnë “dorën e shtrënguar” në kosto për afrimin e futbollistëve. Pikërisht, komponenti në fjalë prezanton risi në politikat e klubit.

OBJEKTIVAT- Ronald Arauho dhe Matin Zubimedni janë dy lojtarët e preferuar në Mynih. Konkretisht emergjenca në qendër të mbrojtjes dhe rolin e “6” qëndrojnë fiks me karakteristikat e binomit në fjalë.

Arauho, pavarësisht insistimit të bavarezëve, e ka thënë fjalën e tij deri në këtë momente, ai është besnik ndaj Barcelonës. Por insistimi i Tuhelit dhe nevoja financiare e kampionëve të La Ligës mund të ndikojë pozitivisht në mbyllen e operacionit. Kartoni i 24-vjeçarit uruguaian shkon në 70 mln euro, e dhënë tepër e kripur.

Lajme të tjera |  Mungesa e Gjimshitit jo alarmante, Sylvinho ka gati dyshen e "frikshme"

Zubimendi vlerësohet me nota të larta nga Tuheli e deri tek Uli Hënesi. Përgjatë 19 prezencave në kampionatin spanjoll me Real Sociedad, iberikasi regjistron 4 gola dhe 1 asist.

Kontrata me baskët i përfundon në vitin 2027, kurse vlera sipas “Transfermarkt” gjendet në kufijtë e 50 mln euro. Në bazë të këtij raporti, Bajernit i nevojiten 120 mln euro, pa llogaritur pretendimet e ekipeve si Barça dhe Sociedad mbi beniaminët e tyre.

Megjithatë, skuadra nga Mynihu ka dëshmuar se kur e dëshiron një lojtar, përdor të gjitha strategjitë derisa të arrijë qëllimin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us