Bajrami si në Europian, shënon pas 56 sekondave në Europa League (VIDEO)

Nedim Bajrami ka fituar menjëherë zemrat e tifozëve skocezë të Rangers.

Pasi asistoi në ndeshjen e fundit në kampionat, mesfushori shqiptar realizoi pas vetëm 56 sekondave në Europa League, në transfertën suedeze ndaj Malmoe.

Po ashtu si në Europian, kur shënoi pas 23 sekondave ndaj Italisë në ndeshjen e parë duke vendosur rekord, Bajrami ka shënuar që në nisje të takimit, gol i cili është i pari për të me skuadrën skoceze.

Bajrami u transferua në Skoci në fund të merkatos së verës nga skuadra e Sassuolos, e cila ra në Serie B.

Lajme të tjera |  “Lidhem mirë me Bajramin dhe Hoxhën”, Mitaj: Na mungoi një detaj i vogël për të fituar! Botërori? Kemi shumë ndeshje përpara

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us