Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka nisur një tur takimesh nëpër drejtoritë e Policisë në qarqe për të bërë analizën e punës së secilës. E para që ka hyrë në skaner ka qenë Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku pas raportimit çdo drejtues policie apo shef komisariati do të vlerësohet edhe me një “notë” për punën e bërë.
Skanimi vjen pas thirrjes së Ballës, nga disa qytete të vendit, për zbardhjen e plotë të ngjarjeve kriminale.