Ministri i Brendshëm Taulant Balla vizitoi sot Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në analizën vjetore të këtij institucioni.
Balla foli pas mbledhjes për situatën problematike të krijuar nga ngjarjet kriminale, duke u ndaluar te vrasjet pa autor duke garantuar se shumë shpejt do të ketë rezultate.
Sipas tij, vëmendje e shtuar do ketë dhe ndaj fenomenit te gjakmarrje qe ka prodhuar pjesën më të madhe të këtyre ngjarjeve me viktima. Në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Balla tha se çështje që është nën hetim nga prokuroria e Lezhës dhe se Policia e Shtetit ende nuk ka një përgjigje për këtë rast.
Sa i përket Lezhës, ministri Balla foli edhe për një situatë tjetër me rendin gjatë sezonit veror duke shtuar se edhe siguria rrugore do të ketë vëmendje të shtuar për shkak të numrit të lartë të aksidenteve.