Balla: Nga 1 korriku rritet paga e punonjësve të Policsë

Nga 1 korriku, punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje page. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ky i fundit, gjatë fjalës së tij në 111-vjetorin e Akademisë së Sigurisë, u shpreh se ka kërkuar që në rritjen e pagave për Administratën Publike, punonjësit e Policisë të jenë më të privilegjuarit. Po ashtu, ndër të tjera Balla tha se po punohet për futjen e Inteligjencës Artificiale në polici.

Taulant Balla:  Keni vëmendjen e qeverisë. Sapo kaluam kreditë e buta për disa punonjës të policisë, dhe do të vijojmë me 300 të tjerë. Po ashtu do të vijojmë të mbështesim. Do t’i sigurojmë shtëpi për familjen e tyre. Po detajojmë dhe vlerësimin se sa do të jetë rritja e pagave për punonjësit e policisë së Shtetit dhe për punonjës të tjerë, të sektorit të Shëndetit Publik apo për FA-të, dhe administratën publike. Kërkesa ime është që në këtë rritje historike pagash për sektorin publik që do të realizojmë për sektorin publik në 1 korrik, forcat e policisë të jenë më të vlerësuar. Do të kemi shumë shpejt dhe në Policinë e Shtetit modele të përdorimit të inteligjencës artificiale. Një prej indikatorëve më kuptimplotë të rritjes së besimit te qytetarëve te policia, janë thirrjet në numrin 112.

Lajme të tjera |  Veliajt i shtohet një tjetër akuzë, SPAK: Ka fshehur pasurinë, sekuestrohet një apartament, ishte regjistruar në emër të “Agi Kons”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us