Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit. Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1.
Një rezultat negativ për Kombëtaren tonë, të cilës i vështirësohet shumë rrugëtimi drejt Botërorit. Por, ky është edhe një rezultat historik, pasi barazojmë për herë të 6-të kundër Letonisë.
Në 6 ndeshje ndeshje përballë letonezëve, kuqezinjtë tanë kanë barazuar në të gjashta. Asnjë fitore përballë Letonisë, edhe pse mundësitë sonte në Riga ishin mjaft konkrete.