Barazimi i tretë radhazi në Turqi, klubi shqiptar nuk di si fitohet as ndaj moldavëve

Siç e dini tashmë, Superliga e Kosovës rinis në shkurt dhe gjatë kësaj periudhe shumë klube po kryejnë përgatitje ose teste miqësore. Një ndër to është dhe Gjilani që prej kohësh ndodhet në Antalya.

Ish-klubi i Ergys Kaçes ka zhvilluar një tjetër miqësore në Turqi. Klubi shqiptar ka barazuar ndaj moldavëve të Zimbru Chisinau. Shifrat 1-1 vulosën fatet e takimit ndaj moldavëve, mbajtur në qytetin turk. Realizimi i Almir Aganspahic në minutën e 73-të ishte goli i vetëm për ekipin nga AlbiMall Superliga.

Gjilanasit kishin zhvilluar dhe një tjetër test para disa ditësh ndaj një klubi modest nga Kazakistani. Ndërkohë, ndeshja e sotme bëhet barazimi i tretë gjatë kampit të Antalyas, shtuar këtu atë ndaj kazakëve dhe atë ndaj klubit bullgar të Krumovgrad.

Lajme të tjera |  Mbrojtës i talentuar, një 17-vjeçar shqiptar në Serie B italiane

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us