Barazuan 3-3 me Vallecanon, Carlo Ancelotti çudit: I kënaqur me ekipin tim, jemi në rrugën e duhur

Real Madrid barazoi mbrëmjen e djeshme në transfertë përballë Rayo Vallecanos në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të La Liga spanjolle. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Campo de Futboll de Vallecas”, përfundoi me rezultatin 3-3.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti. Tekniku italian çudit, teksa shprehet i kënaqur me barazimin, madje pas kësaj sfide theksoi se ekipi i tij është në rrugën e duhur.

“Jemi në rrugën e duhur dhe jam i kënaqur. Garuam mirë sot. Barazimi i sotëm nuk është aq i keq sa ai kundër Las Palmas, ose Mallorcas. Ky ishte më i mirë. Kishte një penallti të pastër ndaj Vinicius. Kjo ishte e dukshme dhe shumë e qartë”, tha Ancelotti.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Nga shqiponjat dykrenare e fëmijëve te vërshëllimat që shurdhuan kapitenin Mitroviç, shikoni çfarë ndodhi gjatë himnit të Serbisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us