‘Barçagate’/ Skandali i radhës i futbollit spanjoll, Negreira kishte fshehur në bodrum faturat e pagesave

SPANJË- Skandali i pagesave të miliona eurove nga Barcelona për zëvendëspresidentin e Komitetit të Arbitrave, Hoze Maria Enrikez Negreira, shënon një tjetër etapë që shton më shumë dyshimet për mënyrën se si është trajtuar kjo ngjarje prej vitesh nga autoritetet e futbollit spanjoll.

Policia spanjolle në muajin shtator bëri një kontroll të plotë në zyrat e Federatës dhe në dokumentacionin e lexuar nga gazetarët e nga “El Confidencal” në Spanjë, shkruhet se janë gjetur edhe fatura që i përkasin kompanive të Negreuras dhe të birit të tij, që ishin të fshehura në bodrumin e godinës.

'Barçagate'/ Skandali i radhës i futbollit spanjoll,

Sipas medias spanjolle, dokumentet e pagesës janë lëshuar ndërmjet viteve 2008 dhe 2010, periudhë në të cilën Bordi Drejtues i atëhershëm i Joan Laporta transferoi të njëjtat asete tregtare për një shumë totale prej 1,031,839 euro.

Sipas hetuesve të kësaj çështje, Negreira dhe i biri midis 1994 dhe 2018 dhe djali i tij kishin përdorur Dasnil 95 SL dhe Soccercam SL si kompani të para për të fshehur pagesat e bëra për Barcelonën. Por nuk dihet se pse ato kanë përfunduar në zyrat e Federatës Spanjolle e për më tepër, pse ishin fshehur nga kjo e fundit. Kur shpërtheu skandali dhe u bë publik, Federata Spanjolle zyrtarisht mohoi të kishte informacion rreth kësaj çështje, por gjetja e këtyre dokumenteve tregon se ata ishin prej kohësh në dijeni të plotë.

Lajme të tjera |  “Kundërshtar i fortë dhe i vështirë”, futbollisti serb tregon miqësinë me Bajramin dhe shqiptarët: Meritojnë respekt

Nuk dihet arsyeja pse këto fatura janë ruajtur në bodrumet e FSHZH-së. Kur shpërtheu skandali, organi drejtues i futbollit në Spanjë siguroi se nuk e dinte që Negreira kishte marrë pagesa nga FC Barcelona për gati dy dekada.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us