Barcelona “cungohet” për ndeshjen e kthimit me Interin, titullari i katalanasve humb takimin në Milano

Lajme të këqija për Barcelonën një ditë pas përballjes ndaj Interit në gjysmëfinale të Champions League. Dëmtimi i Jules Kounde që pësoi mbrëmë ndaj zikaltërve, është edhe më i madh se sa parashikohej.

Është vetë klubi katalanas që ka dalë me një deklaratë zyrtare ku njofton se mbrojtësi francez nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e kthimit në “San Siro”. Testet e kryera të Kounde ditën e sotme kanë zbuluar një lëndim në këmbën e tij të majtë.

Mungesë e madhe kjo për Barcelonën për sfidën e kthimit në Milano, ku llogaritë janë ende të hapura me Interin. Në vijim pritet të zbulohet dhe koha e rikuperimit të mbrojtësit francez.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 60 milionë euro, Chelsea transferon talentin e Bundesligës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us