Barcelona u shpall kampione e Spanjës për herë të 28-të në histori. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick triumfoi në transfertë përballë Espanyol, duke e fituar derbin me shifrat 0-2.
Ndërkohë që urimi për këtë titull kampion nuk ka munguar as nga legjenda e katalanasve, Leo Messi. “Pleshti” argjentinas ka reaguar në “InstaStory”, ku shkruan: “Urime!”.
Kujtojmë se 37-vjeçari ka luajtur me fanellën e Barcelonës plot 778 ndeshje. Në këto duele ku ka marrë pjesë, Messi ia ka dalë që të shënojë 672 gola dhe të asistojë në 303 të tjerë.

Reagimi i Leo Messit