Ditën e sotme, LaLiga ngre siparin me dy ndeshje të vlefshme për javën e 33-të të kampionatit. Valencia-Espanyol në orën 19:00 dhe Barcelona-Mallorca në orën 21:30 janë katër skuadrat që dalin në fushë ditën e sotme.
Blaugranat do të kenë përballë një kundërshtar jo të lehtë si Mallorca. Ekipi i Hansi Flick do të kërkojë ‘arratinë’ për titullin kampion. Barcelona aktualish është katër pikë larg Real Madridit, por kërkon që distancën ta çojë në 7 pikë.
Nga ana tjetër, Espanyol dhe Valencia janë ngjitur në tabelë me 38 pikë, përkatësisht Valencia e 14-a dhe Espanyol i 13-i. Marash Kumbulla i ndodhur në formacionin e javës së 32-të do të kërkojë fitoren e radhës me ekipin katalanas.