Barcelona nuk heq dorë nga kampioni gjerman, katalanasit “thurin” planin për merkaton e verës

Jonathan Tah është një nga dëshirat e Barcelonës. Drejtuesit spanjollë provuan gjithçka për të bërë të mundur transferimin e tij në La Liga, por nuk ia dolën dot në merkaton e janarit.

Gjithsesi katalanasit nuk heqin dorë nga 28-vjeçari. Tashmë krerët e klubit kanë nisur të mendojë dhe të “thurin” planin për merkaton e verës. Hansi Flick e dëshiron shumë gjermanin ta ketë në skuadër dhe diçka e tillë do të provohet sërish në muajt e ardhshëm.

Aktualisht Tah është pjesë e Bayer Leverkusen, me këto të fundit që ka kontratë deri në fund të këtij sezoni. Kjo do t’u japë mundësinë spanjollëve ta transferojnë me parametra zero.

Lajme të tjera |  “Gjithçka tek Vora është menduar për të ardhmen”, trajneri Bellai: A do jem trajner edhe për sezonin e ardhshëm? Kam folur me presidentin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us