Barcelona nuk ishte në gjendje të mposhte dot një Inter spektakolarë në ndeshjen e dytë, e cila rezultojë edhe përcaktuese për kualifikimin në finale, ku ekipi ziklatër triumfoi me shifrat totalë 7-6.
Robert Lewandowski e pati të pamundur për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë, por e dha kontributin e tij në fraksionet vendimtare të ndeshjes si zvendësues, ndonëse jo përcaktues për të marrë rolin e protagonistit.
Pas këtij eliminimi të hidhur, polaku ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke iu adresuar tifozëve të Barçës: “Ne i dhamë të gjitha dhe u afruam kaq shumë. Krenar për këtë udhëtim dhe shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj, katalanas. Ne do të vazhdojmë të shtyjmë përpara, së bashku!”, shkruajti Lewandowski.