Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka mbyllur përfundimisht “derën” Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, për të cilët thotë se po përdorin Parlamentin për interesa personale.
Sipas Bashës, demokratët e kanë aleancën me qytetarët dhe jo me ata që bëjnë llogari kungulleshkash.
“Qëndrimet e PD për cështje të caktuara nuk kanë ndryshuar dhe nuk kam ndërmend ti kthehemi të kaluarës. Për cdo deputetë opozitës, për këdo që dëshiron të marrë përgjegjësinë e rotacionit politik, të largimit të Edi Ramës dhe bandës së tij të korruptuar ka disa pyetje kyç që duhet ti përgjigjen me votë dhe jo fjalë. Vetingu u politikanëve, ligji është në Kuvend. Rama do përpiqet ta sabotojë dhe ta votojë kundër, por çdo deputetit i lind detyra dhe qytetarët do të gjykohet, do shohë interesin personal apo do të shohë interesin kombëtar”, tha Basha.
“Nuk kam ndërmend të ushqej lajmet me telenovela të vjetra dy vjeçare. PD ka marrë vendime të qarta politike, i ka rikonfirmuar në kuvendin kombëtar të PD të 2 shtatorit. Ajo që njerëzit presin është jo të gjejmë punë vetes si deputet në zgjedhjet e ardhshme dhe të dhe të përdorim parlamentin si një teatër për interesa personale.
Qytetarët meritojnë një politikë të pastër nga korrupsioni dhe krimi. Vettingu për politikanët e bën këtë.
Asnjë interes personal dhe asnjë llogari personale nuk do ta zhvendosë PD në rrugën që ka nisur. PD e ka të qartë platformën për qytetarët, aleancën e ka me qytetarët. Kushdo që nuk vendos interesin personal është i mirëpritur të marrë pjesë. Nuk ka PD llogari kungulleshkash me ata që bëjnë për interesa personale”, tha kreu i PD.