Basha imiton zërin dhe gjestet e Berishës dhe Ramës: ‘Padiskutim fitore’…por po shkojnë gropë!

Lulzim Basha ka ironizuar këtë të premte Sali Berishën dhe Edi Ramën, madje duke i imituar gjatë fjalimeve të tyre. I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës me ta, se a do të jetë në krye të PD-së zyrtare nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, Basha zgjodhi t’i përgjigjej me ironi, duke imituar zërin e Berishës, e më pas të Kryeministrit Rama, për të cilët tha se janë 2 nga brinjtë e “Trekëndëshit të Bermudës”. Ndërsa e cilësoi vetën si të ri në politikë.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Pyetje: Pazari Rama-Berisha, faktet tregojnë të kundërtën, a mendoni se po të kishte bashkëpunim mes tyre, Rama do e kishte ndihmuar më shumë Berishën?

Lulzim Basha: Sinergjitë janë të dukshme për çdo shqiptar. Ne kemi marrë një angazhim që të mos shërbejmë si perde për këtë simbiozë të kësaj klase politike. Për të ruajtur pushtetin është provuar se çfarë ndihme e vyer i jepet njërit nga tjetri. Nuk dua të zgjatem me këtë çështje. Tani çdo shqiptar e di sesi funksionin trekëndëshi i Bermudës. Më trishton fatura që paguan vendi dhe shqiptarët.

Pyetje: Kërkoni të uleni në karrigen e kryeministrit të vendit, në zgjedhjet e vitit 2025, PD do të ketë kandidatrë, do vazhdoni të jeni sërish kryetari i PD? Të paktën, Sali Berisha tha nëse humbas nuk do të jem më.

Lulzim Basha: Nuk jam në këtë…për karrigen apo për veten time. Jam sepse besoj në një mision, për t’i dhënë shqiptarëve një qeverisje ndryshe. Do të bëj gjithçka që qeverisja të ndryshojë. Kjo është përgjigjia. Unë mund të përdor një nga truqet që përdorin 2 nga brinjët e trekëndëshit. *imition zërin e Berishës dhe Ramës; njëri thotë padiskutikm fitore edhe kur po shkon gropë, tjetri thotë mandati i katërt është i sigurtë. Në këtë raport unë nuk kam vend. Mos prisni të bëj pjesë në këtë valle, kam dhënë dhe jap maksimunimin. Nuk e kam lidhur faktin tim me asnjë karrige.

Pyetje: Thatë se jeni brez i ri në politikë, por keni gati 20 vite në politikë, çfarë iu bën të mendoni se jeni ende një politikan i ri pas 2025?

Lulzim Basha: Përgjigjia shkurt është mendja dhe koshienca ime.

Lajme të tjera |  “Do marrim e pakta 78 mandate”, Rama: Nuk do fitojnë dot kurrë po nuk e kuptuan se përse i mundim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us