Basha: Jam kryetari i PD! Më njeh KQZ dhe Gjykata

Lulzim Basha deklaroi këtë të enjte se është kryetari i Partisë Demokratike, i zgjedhur në mënyrë statutore me një anëtar një votë në zgjedhjet e 29 korrikut. Sipas tij, në krye të Partisë Demokratike e njeh dhe Gjykata, por dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Por pyetjeve për dorëheqjen e tij dhe komandimit të Enkelejd Alibeajt në krye të PD-së, Basha zgjodhi të mos i përgjigjej.

Lulzim Basha: Nuk e kam thënë unë që jam kryetar i PD-së, e thotë KQZ-ja, gjykata, institucionet e shtetit shqiptar dhe institucionet ndërkombëtare ku Partia Demokratike bën pjesë. Unë padiskutim jam kryetar i zgjedhur një anëtar një votë më 29 korrik. Ju lutem pyetje të tjera sepse ato kanë kaluar. Unë sot mendoj që shqiptarëve u vlen e sotmja dhe tutje. Gjykata është e qartë, KQZ-ja është e qartë edhe për zgjedhjet e Kuksit.

Pyetje: Por KQZ-ja u detyroi të autorizonit zotin Alibeaj, por gjithsesi meqënse nuk doni të përgjigjeni…

Lajme të tjera |  Në prag të zgjedhjeve, Qeveria fal të gjitha gjobat që nga viti 2015

Lulzim Basha: Janë cic mice që u interesojnë pak njerëzve.

Pyetje: E keni të vështirë të pranoni që s’keni dhënë dorëheqjen? Kur thoni…

Lulzim Basha: Thash edhe njëherë, e morët përgjigjen e plotë. Zgjedhjet e 29 korrikut janë të qarta, statusi ligjor i kryetarit të partisë është i qartë. Dëshirat e të tjerëve janë dëshirat e të tjerëve, unë nuk ndaloj askënd që të ketë dëshira dhe ëndrra. Këto janë faktet, këto janë faktet.

Legjitimiteti i kryetarit të Partisë Demokratike, mbetet ende dyerve të gjykatave, ndërsa Sali Berisha dhe Lulzim Basha pretendojnë se janë në krye të saj, të zgjedhur në mënyrë statutore. Grupi i Bashës vijon të mbajë logon zyrtare të Partisë Demokratike, që u themelua me lëvizjen e Dhjetorit 1990 pas vendosjes së pluralizmit politik në vend, edhe pse është dobësuar në mbështetës dhe është në minorancë brenda grupit parlamentar. Ndërkohë Sali Berisha drejton shumicën e demokratëve, por nuk ka as vulë e as logo. Gjykata e Lartë e riktheu sërish çështjen për “vulën” në Gjykatën e Apelit ku do të shqyrtohet me themel. Do jetë kjo gjykatë që do të japë dhe vendimin përfundimtar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us