Basha premton: Me programin tonë pensioni mesatar 450 euro, minimali 250 euro

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me familje tiranase në degën numër 8 në kryeqytet. Pjesë e bisedës ishin shqetësimet e pensionistëve

Basha foli për programin e Koalicionit Euroatlantik për këtë kategori, ku tha se duke u bazuar në mundësitë që ofron ekonomia shqiptare, pensioni minimal do të jetë 250 euro, ai mesatar 450 euro brenda dy viteve të para të qeverisjes

Sipas tij, të gjithë pensionistët me të ardhura nën 300 euro do të përfitojnë një kompensim fiks mujor për ilaçet dhe energjinë elektrike, ndërsa reforma e re e sistemit të pensioneve do të garantojë një plan të qëndrueshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm.

“Me programin e Koalicionit Euroatlantik, pensioni minimal do të jetë 250 euro brenda dy viteve të para të qeverisjes sonë. Kjo do të bëhet me një indeksim progresiv që garanton fuqinë blerëse të pensionistëve. Pensioni mesatar do të arrijë 450 euro brenda mandatit të parë, duke rritur mbështetjen për pensionistët sipas kontributeve të tyre dhe duke siguruar që askush të mos mbetet pas. Shtesa mujore për ilaçe dhe energji – të gjithë pensionistët me të ardhura nën 300 euro do të përfitojnë një kompensim fiks mujor për të mbuluar kostot bazë të shëndetësisë dhe energjisë elektrike.

Lajme të tjera |  Atentati në Tiranë/ Po udhëtonte paralelisht me “G-Class-in” e sulmuar, makina e qytetarit u prek nga plumbat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us