Basha shpall ‘IDE’-në, por s’e drejton vetë. Partia e re është gati, drejtim kolegjial deri në zgjedhje

Vendimi i Gjykatës së Apelit marrë më 11 qershor, i hoqi Lulzim Bashës nga duart Partinë Demokratike, e në të tillë situatë grupimi Basha, po shkon drejt zyrtarizimit të një partie të re, në kushtet kur logoja dhe vula e Partisë Demokratike janë në duart e Sali Berishës. Burime nga ky grupim, i thanë Top News, se brenda kësaj jave pritet të shpallet edhe partia më e re opozitare, pjesë e së cilës do të jenë deputetë mbështetës të Lulzim Bashës dhe aktivistë e zyrtarë të asaj që dikur ishte Partia Demokratike zyrtare.

Burime i thanë Top News, se akronimi i forcës politike do të jetë ‘IDE’. Të njëjtat burime thonë se Lulzim Basha vetë, do të vijojë betejën ligjore me Berishën e Bardhin, për logon e vulën e PD, në të tillë situatë, duket se partia e re do të jetë zyrtarisht pa Bashën, i cili do të presë rekursin në Gjykatën e Lartë për vulën e PD.

Lajme të tjera |  Ali Khamenei: Kush është njeriu i fortë i Iranit të cilit po i shterojnë opsionet?

Mësohet se partia e re do të drejtohet nga një trupë kolegjiale deri në zgjedhjet e vitit 2025, e pas këtyre zgjedhjeve, kur edhe çështja e logos dhe vulës së PD të jetë zgjidhur, pritet të ketë një betejë elektorale të brendshme në këtë force të re politike. Një veprim i tillë duket se do të shmangë çdo përgjegjësi nga Lulzim Basha, në rast të një humbje të mundshme në zgjedhjet e 2025, ku synohet bashkëpunim me partitë e vogla opozitare, si lëvizja ‘Shqipëria bëhet’, Nisma Thurje etj.

Ndonëse akronimi i partisë së re është gati, një mbledhje e grupit të punës pritet ta zyrtarizojë atë, për ta bërë publik brenda kësaj jave.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us