Basha thirrje grupimit Berisha-Bardhi: Lërini lojërat vetjake, të nisim punën për Zgjedhoren

Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me deklaratën e OSBE/ ODIHR në lidhje me Reformën Zgjedhore, që nxiste palët që të uleshin në diskutime për të zbatuar rekomandimet e lëna.

Në një postim në rrjetin social “X”, Basha u shpreh se vlerëson thirrjen e OSBE, ndërsa ka bërë thirrje për palët e përfshira në proces që të ndalin lojërat politike për interesa vetjake.

“Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore. I bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithpërfshirëse për t’u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e tyre”, shkruan Basha.

Lajme të tjera |  Hasani flet greqisht në Athinë/ Homologu grek: Ka nënën nga Himara, të "zhdukim" hijet që na kanë tronditur

Ndërkohë që në mbledhjen e dytë që është parashikuar të mbahet në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, priten sërish tensione, pasi grupimi Berisha-Bardhi ka paralajmëruar se nuk e njeh përbërjen e tij. Reforma Zgjedhore një prej më të rëndësishmeve në vend, do të duhet të përmbyllet brenda këtij viti.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us