Bashkëshorti e dogji me benzinë, Melisa Trëndafili ka pësuar djegie në 35% të trupit

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili në Korçë, vijon të luftojë për jetën në QSUT.

Mjekët bëjnë me dije se gjendja e 31-vjeçares është stabël, por e reja ka pësuar djegie në 35% të trupit, në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë.

Gruaja është paraqitur në spitalin e Korçës me djegie të rënda në trup por për shkak të gradës së lartë të djegies, ajo është dërguar drejt spitalit të Tiranës për të marrë mjekim të specializuar. Pasditen e të shtunës, Bledar Trëndafili i vuri flakën gruas, dyshohet për motive xhelozie. Bledar Trëndafili i ka telefonuar Melisës dhe pasi ka dalë tek porta e banesës ku ajo po qëndronte e ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë dhe flakën. Çifti ka qënë në proces divorci dhe janë prindër të dy fëmijëve të mitur. Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili pas aktit është larguar nga shtëpia.

Lajme të tjera |  Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Ka qenë një e moshuar banore e zonës, e cila ka ndihmuar në shuarjen e flakëve në rrobat e trupit të 31-vjeçares.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us