Bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët për mot të keq ditën e nesërme: Mos parkoni në këto rrugë

Bashkia e Vlorës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, sa i përket ditës së diel (8 dhjetor).

Nisur nga parashikimet meteorologjike të cilat parashikojnë përgjatë ditës së nesërme reshje shiu me intensitet të lartë, Bashkia Vlorë ju ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë vigjilencë si dhe të mos parkojnë makinat në disa oprej rrugëve të qytetit.

“Meteorologët parashikojnë se nesër, ditën e diel më datë 8 dhjetor, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash. Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në “Skelë” te dykalimshi, Shkolla “Halim Xhelo”.

Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme’, njofton bashkia.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us