Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, foli me një gjuhë të ashpër ndaj ish-ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, duke e quajtur atë një person të korruptuar. Berisha e ofendoi diplomaten amerikane duke e quajtur atë një bastarde.
“Pra sot e morët vesh, se si kopshti eksperimental i Soros, ju jeni një problem madhor. Se ai kryetari juaj që e quante ‘turpi i njerëzimit dhe qytetërimit, Donald Trumpin’. Se ai kryetari juaj që i përdridhej trupi mbi Aleksis Sorosit, e keni parë vetë në fotografi, sikur të ishin kështu e ashtu, por unë nuk flas. Se ai kryetari juaj që solli në parlament ligjin për fermat e grave me fëmijët e askujt. Por për këtë do të duhet të protestoni ju, jo për deklaratat që bënte Sali Berisha, për një bastarde si Yuri Kim, njeriun më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë historia. Nuk e kam harruar deklaratën që firmosët kundër meje, ju gratë. Po pse nuk bëni një deklaratë tjetër ju, a nuk ishte Edi Rama që filloi praktimimin e prindrit 1 e 2. A nuk ishit ju që udhëzuat mësuesit që të ju thonë fëmijëve në shkolla se, nuk je Kristaq por je Kristina”, tha Berisha.