Partizani do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë përballë estonezëve të Kalju, sfidën e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Conference League. Kjo ndeshje do të nisë në orën 18:45.
Deri më sot, të kuqtë nuk ishin favoritë në letër dhe as nga bastet sportive. Megjithatë, duket se këta të fundit kanë ndryshuar mendje dhe tashmë shohin “Demat” si favoritët për të triumfuar sonte.
Një fitore e mundshme e Partizanit në Talin, kuotohet me koeficentin, 2.38, ndërsa një fitore e Kalju e ka koeficentin 2.6. Ndërkohë barazimi i mundshëm mes dy ekipeve, kuotohet me koeficent 3.2.