Basti i radhës i Gasperinit, kërkon Asllanin për Atalantën në Champions

Kristjan Asllani ka marrë tashmë statusin e zëvendësuesit të Çalhanollu në radhët e Interit. Por mesfushori shqiptar shpesh ka marrë oferta që do të bënin atë protagonist kryesor në një skuadër tjetër dhe sipas mediave italiane, në adresë të tij ka ardhur një ofertë mjaft tunduese.

Përtej Adriatikut bëjnë të ditur se pikërisht Xhan Piero Gasperini, strategu i Atalantës që fitoi Ligën e Europës, ka piketuar mesfushorin e Kombëtares si një përforcim të mundshëm për skuadrën e tij për edicionin e ri. Me shitjen e mundshme të Kupmainers, por edhe me një shifër të rëndësishme të siguruar nga pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve, Atalanta ka fuqinë ekonomike për të bërë një investim të rëndësishëm me Asllanin.

Lajme të tjera |  FOTOT: Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Raportohet se bergamaskët janë gati të blejnë për rreth 28 milionë euro kartonin e futbollistit shqiptar, por për momentin çdo bisedë me Interin ka rezultuar e kotë. Klubi milanez është i vendosur të mbajë lojtarin që ka kontratë me ta deri në verën e vitit 2027 dhe deri tani, ka kthye mbrapsht çdo lloj propozimi për shitjen apo huazimin e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us