“Bayerni është favorit i madh për Championsin”, Inzaghi: E dimë sesa kemi punuar dhe do të shfrytëzojmë shanset tona

Nesër do të zbresin në fushën e lojës dy ekipe historike si Bayern Munich dhe Interi. Ekipet do të përballen nesër në orën 21:00 në çerekfinalen e parë të Champions League. Në prag të këtij takimi, trajneri i zikaltërve Simone Inzaghi doli në prononcim për mediat.

“Është e mrekullueshme të jesh këtu, por do të jetë një ndeshje e vështirë. Bayerni është një ekip i mrekullueshëm, kanë një stadium të bukur, por ne e dimë sesa kemi punuar për të arritur këtu dhe do të shfrytëzojmë shanset tona.

Momentalisht jemi të përqendruar në Champions League, pastaj do të kthehemi dhe pas një dite e gjysmë do të përgatitemi për ndeshjen e kampionatit. Bastoni, Dimarco dhe Calhanoglu do të duhet të vlerësohen për gjendjen e tyre. Lautaro luajti 60 minuta ndaj Parmës dhe mendoj se do të jetë nesër.

Lajme të tjera |  PAMJE TË TMERRSHME/ Ndërhyrja e Donnarummas fatale, Jamal Musiala pëson dëmtimin “HORROR”

Bayerni është favorit i madh i këtij kompeticioni sëbashku me Real Madridin, por ne kemi ardhur këtu për të luajtur një ndeshje të madhe”, u shpreh Inzaghi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us