Bayern Munich mundi me lehtësi Mainzin 3-0 për t’u afruar më tej titullit të ligës në një ndeshje speciale për Thomas Muller. Golat për skuadrën bavareze u shënuan nga Sane, Olize dhe Dier.
Në rast fitore takimin e ardshëm, gjigandët nga Mynihu do të hipotekojnë titullin kampionë në Bundesligë. Kjo ndeshje ishte speciale edhe për Thomas Muller, i cili realizoi prezencën numër 500 në Bundesligë.
Nga krahu tjetër fitojë edhe Bayer Leverkusen, ku në fushë për “Aspirinat” ishte edhe Granit Xhaka. Fitore jetike për zonën Champions siguroi Borussia Dortmund, duke korrur sukses në transfertë karshi Hoffenhem.