“BE kritike për zgjedhjet”/ Gazetari i ‘Reuters’ pyet Ramën, kryeministri: Shprehje e vullnetit të popullit shqiptar 100%

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të përbashkët me homologen daneze Matte Frederiksen pasditen e sotme, pas punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Një prej gazetarëve të Reuters pyeti Ramën për zgjedhjet e 11 majit, referuar edhe një deklarate të BE-së se ato u zhvilluan në një fushë të pabarbaratë.

Rama u përgjigje se deklarata e BE-së përshëndeti zgjedhjet shqiptare. Aty adresohen disa problematika, por ka përmirësime.

Edi Rama: Më duhet të them që ajo çfarë citohet, janë pak fjali të një deklarate shumë më të gjatë që përshëndeti zgjedhjet shqiptare. Dhe ju është referuar akuzave për raportin paraprak, dhe raportet paraprake hartohen që të kontrollohen më tej dhe të ballafaqohen me prova. Zgjedhjet shqiptare janë shprehja e vullnetit të popullit shqiptar 100%. Çfarëdo që është e nevojshme të përmirësohet, do trajtohet. Procesi zgjedhor nuk është ende si në Danimarkë, por shumë më mirë se ç’ishte dhe në pajtim me standardet e OSBE ODIHR.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 17 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us